14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

A po i frikësohet rrëzimit të Qeverisë Kryeministri Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se nuk e ka problem të rrëzohet nga Qeveria, pasi atë e ka provuar edhe në të kaluarën.

“Ka që janë rrëzuar (nga qeveria) e kanë shkuar në shpi, unë jam rrëzuar edhe kam ardhur përsëri”, ka pohuar Haradinaj, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin.

“Të rrëzohesh nga qeveria e të shkosh atje (në Hagë), është më vështirë se të rrëzohesh e të shkosh në shtëpi”.

“Historia e këtij ligji në jetën tonë parlamentare dhe politike nuk ka nevojë të shpjegohet, pasi të gjithë e dimë, gjithashtu rrugëtimin e këtij procesi. Sa i përket pikëpamjeve të mia derisa kam qenë në opozitë kam shfrytëzuar instrumentet opozitarë për ta shprehur pikëpamjen tonë. Protesta, peticioni dhe instrumentet ë tejra që i ka demokracia. Tash pikëpamjes tonë i shërbejnë instrumentet qeverisës”, deklaroi Haradinaj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img