6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: I kemi dorëzuar dokument Qeverisë sepse nuk po dijnë

Kryetrari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar se qeveria Kurti e ka pasur fillimin më të dobët, në histori të ndonjë qeverisje. Ai tha se qeveria që uidhëhiqet nga Albin Kurti është duke u sjellë në mënyrë arrogante.

Abdixhiku  poashtu tha se qeveria nuk ka pozicion për dialogun, teksa shtoi se kryeministrit Albin Kurti ia ka dorëzuar një dokument për parimet mbi të cilat duhet të sillet Kosova.

I pari i LDK-së, deklaroi se në kjo parti nuk do të marrë pjesë në dialog.

“Baza negociuese të mos jete diskutimi për Kosovën. Kosova të respektojë statusin juridik të Gjykatës Ndërkombëtar të Drejtësisë. Karakteri unitar te mos rëndohet. Dokumentin nuk e kemi dorëzuar që te bëhemi pjesë e dialogut. LDK-ja nuk merr pjesë në dialog, kemi dorëzuar një dokument se nuk po dinë çfarë të bëjnë. Nuk janë temë akuzat e paraardhësve. Duhen negociata të thella dhe të vështira. Qeveria duhet të raportojë para dhe pas kthimit nga negociatat. Nuk po themi jo negociata, vetëvendosje – por shkoni mbrojeni Kosovën. Qeveri totalisht e papërgatitur në dialog, pretekst për t’iu shmangur dialogut. Nëse ky është qëllimi duhet ta thotë”, ka vazhduar Abdixhiku.

Në një debat publik në Lëvizjen Fol, Abdixhiiku tha se Vetëvendosje është duke qeverisur me arrogancë  dhe duke u marrë me të kaluarën.

“Kjo qeveri ka pasur startin më të dobët që ka pasur vendi ndonjëherë, në kuptim të mungesës së sjelljes, ka arrogancë por edhe marrjes me të kaluarën. Kemi një qeveri të dobët, kemi parë punën e disave që kanë qenë drejtorë në komunën e Prishtinës, nuk kanë pas rezultate”, ka thënë Abdixhiku në këtë debat.

Si të domosdoshme ai e ka parë rimëkëmbjen ekonomikë pas pandemisë.

“Program joserioz që nuk prodhon asgjë, përjashtim nuk përbën as politika e jashtme, duket qeveri e praktikantëve. Duhet rikuperim ekonomik pas pandemisë, në program nuk ka asnjë spital që do të ndërtohet katër vitet e ardhshme. Qeveri qe merret vetëm me të kaluarën”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img