Asnjë zjarrfikës në Prishtinë me COVID-19

Advertisement

Zjarrfikësit në Kosovë, Dita ndërkombëtare e tyre edhe këtë vit i gjen me kërkesa të njëjta.

Advertisement

Definimi i statusit të tyre dhe kushtet adekuate të punës janë kërkesa të kamotshme që po i kërkojnë.

Ndonëse intervenimet e tyre në këtë kohë pandemie nuk munguan, Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë thotë se këtë periudhë dymujore kanë pasur më pak intervenime të tilla.

Përkundër rrezikut nga Covid-19, komandanti i brigadës, Latif Zeka tha për KosovaPress se asnjë prej zjarrfikësve që menaxhon nuk është i dyshuar me coronavirus, teksa shton se kanë marrë të gjitha masat e duhura parandaluese.

“Për fat të mirë, nuk ka pasur raste te zjarrfikësit e as familjarët e tyre. Jam shumë i kënaqur me vetëdijesimin e zjarrfikësve dhe ruajtjen, prandaj s’kemi pas raste. Nga data 15 mars, ne nga 12 orë punë i kemi bërë 24 orë që të jenë më shumë në vendin e punës, por edhe në familje”, thotë ai.

Me zell të madh tash e disa vite e kryen punën e zjarrfikësit, Ali Haziri.

Ai thotë se pavarësisht situatës janë në krye të detyrës.

“Më herët kemi pas intervenime më shumë se tash në kohë pandemie. Tash në këtë kohë pandemie po kemi intervenime më të rënda”, tha ai.

E kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, thotë se kërkesat e tyre duhet të trajtohen më seriozisht nga organet ekzekutive.

“Statusi i pa definuar i zjarrfikëseve është problemi kyç. Mos definimi i kompetencave të menaxhimit mes MPB-së AME-i dhe komunave, pasi nuk dihet kush është punëdhënësi i zjarrfikëseve. Së paku, nuk merr përgjegjësi për t’i kryer përgjegjësitë si punëdhënës karshi kësaj kategorie të punëtorëve. Ne kemi kërkuar që kushtet e punës të përmirësohen dhe të krijohen kushtet normale për punë dhe të ketë pajisje të sigurta”, tha ai.

Dita botërore e zjarrfikësve shënohet çdo 4 maj, e themeluar në vitin 1999 pas vdekjes së pesë zjarrfikësve në një zjarr në Australi.

PostAdssFotoja e reklamës