12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Bebe Rexha publikon baladën e re “Sabotage”

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Reexha, ka publikuar këngën e saj të radhës nga albumi në ardhje, “Better Mistakes”.

“Sabotage” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë.

Kënga është kompozuar dhe shkruar nga: Bebe Rexha, Greg Kurstin, Jon Hume, Michael Matosic, dhe Michael Tighe.

Foto: Bebe Rexha/YouTube

Artistja shqiptare e publikoi këtë baladë shoqëruar me një klip, në të cilin ajo vjen me disa skena të ndjeshme dhe emocionale, të cilat i përshtaten tematikës që trajton kënga.

“Kjo këngë do të thotë absolut bota për mua. ‘Sabotage’ ka dalë tani, shpresoj të kënaqeni album Albumi im i ri ‘Better Mistaakes’ është gjithashtu i disponueshëm për para-porositje tani”, shkroi Rexha në Instagram pas lansimit të projektit muzikor.

“Sabotage” përndryshe bëhet kënga e tretë nga albumi i saj i ri që publikohet para daljes në treg të tij , zyrtarisht më 7 maj.

Deri më tani janë publikuar edhe dy këngë të tjera të cilat kanë pasur shumë sukses: “Sacrifice” dhe “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img