9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Haxhiu kërkon digjitalizimin e testit të maturës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar në lidhje me paralajmërimet e MASHT-it për ndryshimin e mënyrës së mbajtjes së Provimit të Maturës. Haxhiu ka kërkuar që MASHT-i të avancoi në digjitalizimin e Provimit të Maturës e jo siç e ka quajtur ai, në parcializim të tij.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknoligjisë ka paralajmëruar ndryshime në mënyrën e mbajtjes se Provimit të Maturës Shtetërore.

Në vend se të bëjnë hapa përpara në digjitalizimin dhe organizimin e Provimit të Maturës Shtetërore, MASHT ka vendosur për parcializim të tij. Po ashtu Haxhiu ka thënë se përgjegjësit e MASHT për organizimin e Provimit të Maturës Shtetërore, para se të vendosin për parcializimin e tij, duhet të shikojnë mirë që atë ta organizojnë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L -018 PËR PROVIMIN E MATURËS SHTETËRORE, Neni 3.

Lexoni shkrimin e plotë të deputetit Bekim Haxhiu :

Jemi dëshmitarë se përkundër përpjekjeve MASHT-i në vitet e kaluara ka berë lëshime të natyrave të ndryshme në organizimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Sipas Lgjit Nr. 05/L -018 PËR PROVIMIN E MATURËS SHTETËRORE, Neni 3, “Provimi i Maturës Shtetërore mbahet me test të standardizuar, në kushte të barabarta për të gjithë kandidatët sipas rregullave dhe kritereve të vlerësimit”.

Prandaj përgjegjësit e MASHT për organizimin e Provimit të Maturës Shtetërore , para se të vendosin për parcializimin e tij, duhet të shikojnë mirë që atë ta organizojnë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L -018 PËR PROVIMIN E MATURËS SHTETËRORE, Neni 3.

Ngase ndryshimet e propozuara janë në kundërshtim me Ligjin Për Provimin e Maturës Shtetërore, nenin 3.

Si pjesëmarrës në draftimin dhe miratimin e Ligjit nr.05/L -018 PËR PROVIMIN E MATURËS SHTETËRORE, kam pritur që MASHT do të jetë shumë më aktive dhe brenda këtyre tri viteve pas hyrjes në fuqi të tij do të respektonte detyrimet që dalin nga ligji dhe Provimi i Maturës Shtetërore do të digjitalizohej sipas nenit 17, dhe do të organizohej nga Agjencioni i Kosovës për Kurrikulum, Standardizim, sipas nenit 30, kopetencë e cila do të duhej të bartej nga DVSM tek Agjencia.

Pasi që jemi dy muaj para mbajtjës së Provimit të Maturës Shtetërore ftoj përgjegjēsit në MASHT që atë ta organizojnë sa më mirë dhe në përputhje Lgjit Nr. 05/L -018 PËR PROVIMIN E MATURËS SHTETËRORE, si dhe të punojnë që viteve të tjera të digjitalizohet Provimi i Maturës Shtetërore.

Sepse me digjitalizim të Provimit të Maturës Shtetërore do të ndaleshin abuzimet, kopjimet, keqpërdorimet dhe interferimet.

Me respekt,
Bekim Haxhiu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img