9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari uron motrën për ditëlindje: Je personi më i dashur për mua në këtë botë

Bekim Jashari ka zgjedhur fjalët më të mira për t’ia dedikuar motrës së tij, Besartës për ditëlindje.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook është shprehur se ndihet me fat që ka një motër sikurse Besarta, për çka ka thënë se një motër si ajo është gjëja më e bukur që ia ka falur jeta.

Kryetari i Skenderajt, Skënder Jashari, ka shprehur edhe dashurinë që ka ndaj motrës së tij.

“Të kesh një motër, është gjeja më e bukur që mund të të ketë falur jeta, e cila nganjëherë mund të të rezervojë befasi të këndshme e të pakëndshme. E dashur Motër, dhe po ta dish, që Ti je personi më i dashur për mua në këtë botë. Dhe po ta dish, që dashurinë për Ty, do ta kem edhe atëherë kur flokët tona të jenë zbardhur. Dhe po ta dish, që jo vetëm Motër të kam, por të kam e do të të kem edhe mikeshë. Besartë, ashtu siç do të doje që fëmijët tuaj të kenë në jetë, njësoj dua edhe unë për Ty! Përqafime dhe dashuri për Ty të pafundme, jo vetëm në këtë ditë të shënuar në kalendar, për datëlindje tënde, por 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, 365 ditë në vit, gjithmonë! Rri e buzëqeshur dhe e lumtur me të dashurit tuaj! Gëzuar datëlindjen”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img