6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Çka ka shkruar për Kosovën këshilltari i ri i Trumpit për siguri kombëtare?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka caktuar këshilltarin e ri për siguri kombëtare, gjeneralin Herbert Raymond McMaster, i cili ka zëvendësuar ish këshilltarin e dorëhequr, Michael Flynn.

Gjenerali McMaster ka shkruar shumë analiza ushtarake dhe një ndër to është analiza me titull “Çarjet në themel: Transformimi i Mbrojtjes dhe premisat fillestare të njohurive dominuese në një luftë në të ardhmen”, ku ka nalizuar luftërat në vitet ’90 në Bosnje dhe ndërhyrjen e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999, raporton Blic.

Lidhur me Kosovën, McMaster ka shkruar: “Planet ushtarake për të bombarduar Jugosllavinë janë bërë nga maji i vitit 1998 deri në mars të vitit 1999, ndërsa NATO kishte anashkaluar faktin se rezultati varet nga ‘përgjigjet jugosllave dhe iniciativat që ka qenë e pamundur të parashikohen’. Operacioni pesë ditor është rritur në fushatë disa mujshe për shkak të Sllobodan Millosheviqit”.

“Millosheviçi kishte parashikuar lëvizjet e NATO-s dhe i kundërshtoi ato. Ai zhvendosi trupat e tij në kufirin me Kosovën disa javë para sulmeve ajrore. Kur filloi fushata, ato forca dëbuan popullatën shqiptare në rrugë, konfiskuan dokumentet e tyre të identitetit, u plaçkitën pronat, dogjën shtëpitë e tyre dhe i shtynë ata si kafshët drejt kufirit maqedonas dhe shqiptar. NATO ishte e befasuar dhe e papërgatitur.  Fushata ajrore kishte pasoja të padëshiruara – në fakt përshpejtoi veprimin brutal të spastrimit etnik që është dashur që t’a ndalojë”.

Sipas tij, fushata e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999 pësoi një mos sukses.

“Më pak se 5 për qind të sistemeve luftarake serbe u shkatërruan në 78 ditët e bombardimeve. Përpjekjet e NATO-s për të sulmuar trupat tokësore të armikut nuk patën sukses. Situata e dështimit u bë e qartë vetëm pas përfundimit të luftës”, ka përfunduar McMaster.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img