14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Deklarata e Kurtit për bashkimin me Shqipërinë, Kosnett thotë se duhet fokusuar në problemet e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të votonte pro bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë nëse do të mbahej një referendum. Por, Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett thotë se politikanët e Kosovës pa marrë parasysh se cilit komunitet i takojnë duhet të punojnë në zgjidhjen e problemeve të Kosovës dhe jo të shteteve fqinje.

Diplomati amerikan ka thënë se ShBA-ja nuk është përfshirë në vitet e 90-ta në Kosovë për të bërë të mundshme krijimin e një Shqipërie të Madhe apo Serbie të Madhe.

“Qëndrimi i ShBA-së, ka qenë i njëjtë me dekada. Nuk besojmë që problemet e Kosovës dhe të rajonit do të zgjidheshin me të menduarit pan-shqiptar apo pan-serb. Ne nuk jemi përfshirë në vitet e 90-ta këtu me qëllim të ndërtimit të Serbisë së Madhe apo Shqipërisë së Madhe. Nuk mendojmë që kjo është mënyra për të ecur përpara dhe mendojmë që politikanët e Kosovës pa marrë parasysh komunitetin, duhet të punojnë për zgjidhjen e problemeve të Kosovës dhe jo të problemeve të shteteve fqinje”, tha Kosnett në Rubikon.

Kryeministri Albin Kurti në ditët e para të zgjedhjes së tij në krye të qeverisë u fokusua në fushatën elektorale në Shqipëri ku tre kandidatë të VV-së atje janë në garë për deputet.

Vikendin e kaluar zyrtarë të shumtë të qeverisë dhe deputetë u panë në Shqipëri duke mbështetur kandidatët atje, teksa masat e reja në Kosovë kishin mbyllur gastronominë.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ambasadori Kosnett u shpreh se si rregull diplomacia amerikane nuk përqëndrohet në takime veç sa për të mbajtur takime dhe se është më mirë që takimi mes dy shteteve të ndodh nëse kanë diçka të gatshme për të arritur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img