11.6 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Diona Fona lanson klipin e këngës së re “Sheqer”

Ashtu siç kishte paralajmëruar që një kohë, këngëtarja Diona Fona sot (e shtunë) ka publikuar këngën e re.

“Sheqer” mban titullin projekti i ri i artistes së njohur, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Krijuesja e hitit “Xhani” shfaqet në formë të mahnitshme teksa protagonist në klip është edhe modeli Andi Artani, i njohur tashmë për paraqitjen e tij në emisionin “Përputhen”.

Diona Fona (Foto: YouTube)

Tekstin dhe melodinë e këngës e ka bërë Tonic dhe Denk, kurse për ‘beat-in’ është përkujdesur DjR BEATZ & Dj BANNZZ & TONIC.

Miksimi është realizuar nga DjR & TONIC & LORENC ALIAJ (AVAXUS) kurse ky i fundit u kujdes edhe për masterizimin.

Klipi i është besuar produksionit Imagine Films.

Projekti duket të jetë ritmik dhe ka filluar të shpërndahet gjithandej pak pas lansimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img