10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Djali i Smajl Hajdarajt: Mehmeti po e rrëfen të vërtetën e tij, drejtësia ta intervistojë me seriozitet

Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi, ka komentuar rrëfimin e dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, i cili pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hajdaraj ka thënë se dëshmitari Shkumbin Mehmeti po e rrëfen të vërtetën e tij, e që, sipas tij, plotësisht përputhet me të vërtetën e rrethanave të kohës.

“Duhet të intervistohet me seriozitetin më të madh nga organet kompetente të drejtësisë! Më kujtohet, në kohën kur ndodhnin këto vrasje politike, njëra nga ‘ankesat’ e organeve të ndjekjes ishte edhe mungesa e dëshmitarëve apo frika e tyre për të dëshmuar. Sot, apo që nga viti 2011 siç po deklaron ky dëshmitar, është i gatshëm të dëshmojë dhe atë nga ‘dora e parë’, apo si pjesë e vet grupit kriminal. Kush më mirë do të dëshmonte, se ai që ka biseduar e nejtë me vrasësit”, ka shkruar Hajdaraj.

Ai ka theksuar se nuk duhet pritur ekspertët për ta dhënë mendimin por të veprohet, pasi sipas tij, nëse veprohet me logjikë të ekspertëve edhe pas 20 viteve, një rrëfyes siç është Mehmeti, do ta shpallnin jo kredibil.

“Sipas logjikës së shumicës së ‘ekspertëve të gjithanshëm’, ‘ideve dhe turli konspiracioneve’ se pas ‘këtij qëndron ai apo pas këtij procesi fshihet ky’, ne duhet të presim edhe nja 20 vjet që të bindet edhe ndonjë tjetër nga grupi vrasës të rrëfehet. Kam frikë se edhe atëherë do dalin ‘ekspertët’ dhe prapë do e shpallin jo kredibil rrëfyesin. Me 17 janar 2018 bëhen 16 vite nga vrasja e Smajl Hajdarajt. Pse ndodhë kjo në shoqërinë tonë? Sepse askush në këtë vend si beson drejtësisë”, ka shtuar ai më tej, duke kërkuar “drejtësi për Smajl Hajdarajn dhe për të gjitha viktimat nga dhuna politike”ka shkruar Hajdaraj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img