21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Gastronomët kosovar kërkojnë hapjen e diskotekave

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi tha se kanë kërkuar plan urgjent nga Ministria e Shëndetësisë për sezonën e verës.

Është bërë një kohë e gjatë që kur Qeveria e Kosovës mori vendim për mbylljen e diskotekave, në mënyrë që të bëhet parandalimi i përhapjes së Covid-19.

Por pasi që sezona e verës po afrohet, Gastronomët po kërkojnë plan urgjent për veprimtarinë e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi tha se kanë dërguar kerkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për një takim.

Kërkesa e tyre është një plan urgjent për verën, si dhe hapjen e diskotekave, tha Kllokoqi për Indeksonline.

“Ne do të diskutojmë së shpejti për situatën dhe do të shohim se çka mundemi me bë për verën. Në kërkojmë që të hapemi verës, pasi që në Shqipëri do të hapen dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, u shpreh Kllokoqi.

Tutje ai tha se fillimisht kërkojnë hapjen e diskotekave nëpër ambiente të hapura e pastaj edhe në të mbyllura, por gjithmonë duke shikuar gjendjen.

“Do të diskutojmë që të hapen diskotekat nëpër ambiente të hapura, e pastaj me vlerësu me kalu në të mbyllura, mirëpo të këtë një plan strategjik për të ardhmen”, tha ai.

Kujtojmë që gastronomia është njëri ndër sektorët më të prekur nga pandemia Covid-19, ku humbjet janë mjaft të mëdha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img