14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Gucati: Gjykata Speciale do t’i thërras 100 ushtarë

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka deklaruar se më 4 shkurt do të shkojë për në Hagë grupi i fundit për intervistim.

Në ‘T7’ Gucati ka theksuar  se ka disa ushtarë nga rajone të ndryshme të cilët veçse e kanë marrë ftesën, ndërkaq flitet për 100 persona që do të thirren.

Gucati ka thënë se është e papranueshme ajo që po ndodh me intervistimet nga Gjykata Speciale.

“Për ne është e papranueshme, kjo do të zgjasë deri më 4 shkurt kur do të shkojë edhe grupi i fundit. Kjo Gjykatë Speciale o ka na çon mallin si gjykatat ish -jugosllave”, deklaroi ai, duke shtuar se komandantët e UÇK’së sipas tij nuk kanë frikë nga drejtësia.

“Unë nuk besoj që komandantët e UCK kanë frik nga drejtësia. Komandantët nuk do të ikin prej këtij vendi, se kanë luftu për këtë vend, për hir të drejtësisë nuk do të bëjnë një veprim të ulët. Kjo gjykatë viktimën do ta barazojë më kriminelët që janë serbët”, shtoi ai.

Sipas të parit të organizatave të dala nga lufta janë disa persona që janë lajmëruar në shoqatë e që janë thirrur për në Hagë.

“Ne i dimë disa emra që nau kanë lajmëru do shokë në shoqatë. Janë do emra që nuk janë bo publik. Jemi duke i ruajtur këto emra për momentin. Ka edhe nivele më të ulëta. Ushtarë, po ka edhe prej atyne që nuk kanë pas hierarki ushtarake. Një e kemi nga Dukagjini, Pashtriku, Llapi e Drenica”, shtoi ai, duke bërë të ditur se për katër prej tyre ka aktakuzë.

“Për katër kanë aktakuzë, nuk kanë bisedu infomativë. Njëni e ka thirr gjykatën e ka pyet në cfarë cilësie, i kanë thënë që je i dyshuar. Ai nuk ka dasht me shku si dëshmitar. Gjykata i ka tregu atij që e ka ftesën si i dyshuar. Ne kemi biseduar me ata që janë ftu dhe pritet të ftohen, unë e shoh një moral të lartë të ta, edhe besoj që do ta nxjerrin nga kjo kurthë UÇK’në” pohoi ai.

Gucati gjithashtu ka shprehur keqardhje ndaj deputetëve të cilët e kanë votuar specialen, sepse sipas tij tash kanë mbetur me duar të lidhura sepse nuk po mund as të dalin në protesta.

I pari i organizatës së veteranëve ka folur edhe për mundësinë e daljes në protesta kundër kësaj Gjykate, ndërkaq, nuk ka bërë të ditur për numra konkretë sa mund të jenë thirrur por sipas informacioneve do të thirren deri 100 persona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img