12.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Kurti nuk ka vullnet për tu përballur me sfidat, s’e shkarkoi rastësisht Veliun

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se padyshim që kjo parti e përkrah seancën e thirrur për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, të iniciuar nga LDK’ja.

Haradinaj ka theksuar se taksën e ka hequr kryeministri Albin Kurti dhe për këtë arsye janë pro rrëzimit të kësaj qeverie.

“Çdo opozitë prioritet e ka rrëzimin e Qeverisë. Këtu s’ka dilemë, pasi si është formuar Qeveria është parë që nuk do të shkojë gjatë. Më shumë e kam parë një vetërrëzim të Kurtit të planifikuar. Në këto rrethana nuk justifikohet largimi i Veliut dhe Kurti nuk e shkarkoi rastësisht. Ai nuk e ka vullnetin për t’u përballur me sfidat”, tha Haradinaj për Klan Kosovën.

“Taksën e kemi konsideruar që e ka hequr në konferencë. Ai [Kurti] ka bërë gabim. Në vend se të hiqet në koordimin me SHBA’në, e ka menaxhuar shumë keq duke e dëmtuar raportin e Kosovës me SHBA-në”.

“Sot e kemi taksën e hequr dhe nuk kemi asnjë privilegj. Largimi i taksës është bërë nga Kurti në mënyrën më të keqe të mundshme. Në çdo rrethanë dihet që opozita e ka qëllim rrëzimin e Qeverisë dhe nuk kemi pas dilemë a t’i japim ose jo votën. Sidomos në kohën e fundit kur Kurti i ka injoruar kërkesat e opozitës. Prishja e raporteve me SHBA-në janë argumente të mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë”.

“Teksti për mocionin e rrëzimit të Qeverisë është i qartë, situata politike në Kosovë, raportet me SHBA’të,  shkarkimi i Veliut, kërcënimet e SHBA-ve për tërheqjen e fondeve këto janë përmbajtja e tekstit, Në asnjë pikë të vetme nuk flitet për taksën. Por edhe sot kur po flasim për taksën, vlen të theksohet se në të njëjtën ditë kur e kemi dorëzuar mocionin, Qeveria Kurti ka propozuar heqjen e taksës”.

Haradinaj ka thënë se sa i përket çështjes se a ka kushte për mbajtjen e seancës, i takon kryesisë së Kuvendit që të vendosin për këtë gjë.

“Ka hapësira të tjera përveç sallës së Kuvendit ku mund të mbahet seanca, por kjo gjë i takon kryesisë të vendos. Ne nuk e kemi me nxitim këtë punë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img