7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj në iftar me gastronomët, ka kritika për Qeverinë, kërkon heqjen e masave kundër Covid-19

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iftarin e sotëm e ka kaluar me gastronomet e Kosovës.

Përmes një shkrimi, Haradinaj ka kritikuar Qeverinë, për të cilën tha se nuk kanë qenë të mjaftueshme ndihmat për këtë sektor.

Ai po ashtu ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masave kundër Covid-19 dhe hapjen e plotë të ekonomisë.

“Ndihmat qeveritare për këtë sektor, përpos që kanë qenë të vonuara, kanë qenë edhe të pamjaftueshme. Ndërkohë, qeveria ka vazhduar që me masa jologjike, të paargumentuara dhe me panikë, të ndëshkojë edhe më tutje gastronominë”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img