7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Hije trishtimi: Përmbledhje fotografish nga incidenti në fushë ku Eriksen po luftonte për jetë

Një incident trishtues ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës. Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë.

Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.

Gjendja shëndetësore e mesfushorit ofanziv të kombëtares së Danimarkës është stabile, ka bërë të ditur UEFA.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare, ata kanë njoftuar për gjendjen e Eriksen, i cili pësoi sulm kardiak në fushë në fund të pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

“Lojëtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar”, thuhet ndër të tjera në postimin e UEFA.

Ata tutje kanë bërë me dije edhe se përfaqësuesit e kombëtares së Danimarkës dhe asaj të Novergjisë do të kenë një takim emergjent lidhur me ndeshjen.

Ndeshja fillimisht u ndërpre për më se 10 minuta dhe më pas u pezullua krejtësisht.

Më poshtë ju lëmë me disa fotografi të shkrepura në fushë nga ngjarja që trishtoi botën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img