5.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoti ia kërkon dorëheqjen shefit të AKI-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërendim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së”, kishte shkruar Ramush Haradinaj, në kohën kur e kishte emëruar Gashin në pozitën e drejtorit të AKI-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img