8.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Ish-aktivisti i VV-së që dikur ishte arrestuar për pengimin e mbajtjes së kishës: Deregjja në të cilën ka ra VV-ja është e dhimbshme

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Drin Ahmeti ka reaguar pas mbajtjes së liturgjisë së Kishës Ortodokse Serbe sot në kampusin e UP-së.

Ai ka publikuar një fotografi të tij gjatë arrestimi në vitin 2016 nga forcat policore, pasi kishte penguar mbajtjen e liturgjisë së Kishës Ortodokse Serbe.

Ahmeti ka shtuar se ai se bashku me aktivistë të tjerë të VV-se ishin arrestuar pasi kishin penguar me trupat e tyre mbajtjen e kësaj feste.

Më tej ai tha se nuk do ta kishte besuar që me ardhjen e VV-së pushtet kjo ceremoni do të mbahej pa i penguar askush.

“Kjo foto eshte gjate arrestimit ne vitin 2016 kur disa serbe provonin ta mbanin ceremonine qe u mbajt sot ne kishen ortodokse, tek kampusi i UP-se. Bashke me aktiviste te tjere te VV-se ishim arrestuar, duke e penguar me trupat tone kete festim, ne kishen qe at’here ne VV, e quanim kisha e Millosheviqit. Kurre nuk e kisha besu qe me ardhjen e VV-se ne pushtet, kjo ceremoni do te mbahej, madje e papenguar nga askush. Heshtja e ish-bashkeaktivisteve tregon se ardhja ne qeveri, nenkupton nenshtrim per ta. Deregjja ne te cilen ka ra VV-ja eshte e dhimshme”, ka shkruar Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img