18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Katër raste të reja me COVID-19 në Prishtinë, Ahmeti: Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ua ka tërhequr vërjetjen qytetarëve pasi sonte u regjistuan katër raste me coronavirus.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, tha se mosrespektimi i masave dhe pakujdesia e qytetarëve mund të bëjë që të shtyhet lehtësimi i masave.

“4 raste të reja në Prishtinë e 24 në krejt Kosovën. Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave. Po mundohemi në çdo mënyrë ta kufizojmë këtë rritje të dytë të rasteve por na duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Përndryshe IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë mund të shtyjnë relaksimin e masave”, ka shkruar Ahmeti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar 24  raste të reja me COVID-19, në vendin tonë duke çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 919.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img