Kelmendi: Paratë e Xhamisë së Madhe vijnë nga donatorë myslimanë, jo nga shteti turk

Advertisement

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, tha në emisionin Pressing në T7 se paratë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë vijnë nga donatorë të besimit islam kryesisht nga Turqia, dhe jo nga shteti turk.

Advertisement

“Paratë vijnë nga donatorë myslimanë, jo nga shteti i Turqisë”, thotë ai, derisa e ka shpjeguar mënyrën se si janë mbledhur paratë.

Tutje ai ka thënë se donatorët duhet të mirëpriten në vendin tonë, derisa e kritikon shtetin për qasjen ndaj donatorëve të huaj.

“Ku me marrë të kemi donatorë të tillë në cdo aspekt. Jo vetëm në xhamia. Në autostrada, shkolla, institucione, spitale etjj…“, thotë ai.

“Politikat e shtetit tonë kanë qenë të gabuara. Donatorët e jashtëm janë larguar shpesh nga vendi”, thotë Kelmendi.

PostAdssFotoja e reklamës