7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë viktimat që u vranë nga sulmi në Dejton, nga mosha 22 deri në 57 vjeç

Qyteti i Dejtonit ka publikuar emrat e nëntë viktimave të vdekur në të shtënat herët të Dielën. Motra e të dyshuarit Connor Betts u identifikua si një nga të vrarët.

Këta janë emrat e viktimave:

  • Lois L. Oglesby, femër, 27
  • Megan K. Betts, femër, 22
  • Saeed Saleh, mashkull, 38
  • Derrick R. Fudge, mashkull, 57
  • Logan M. Turner, mashkull, 30
  • Nicholas P. Cumer, mashkull, 25
  • Thomas J. McNichols, mashkull, 25
  • Beatrice N. Warren-Curtis, femër, 36
  • Monica E. Brickhouse, femër, 39

Guvernatori i Ohio, Mike DeWine tha në një konferencë për shtyp të dielën pasdite se “të gjitha viktimat janë nga shtëpia jonë”.

DeWine shtoi, “kjo është vetëm një tragjedi e jashtëzakonshme. Pavarësisht nga janë viktimat, ata janë viktima. Zemrat tona bashkëndjejnë me familjarët. Kjo është një tragjedi e Miami Valley ”.

Nënkryetari i Policisë së Dejtonit, Matt Carper konfirmoi se Connor Betts është vrasësi dhe se motra e tij Megan Betts, 22 vjeç, ishte një nga yë vrarët.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Carper identifikoi nëntë viktimat e vrarë, të cilët shkonin në moshë nga 22 në 57. Ai tha se të gjitha familjet janë njoftuar.

Carper tha se të nëntë viktimat u gjetën në të njëjtin vend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img