14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Kinezët ia mësyjnë Hysajt me para të majme

Elseid Hysaj secilën herë më larg Napolit. Tani kërkohet edhe nga klubet e largëta prej Evropës.

Elseid Hysaj secilën herë po shihet më larg Napolit. Madje, tani ylli shqiptar po shihet edhe më larg kontinentit evropian.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë qysh moti kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, por ai ishte i rëndësishëm për Napolin deri në momentin kur postin e trajnerit e mori Carlo Ancelotti.

Por, prejse trajner u emërua Ancelotti, Hysaj nuk ka luajtur asnjëherë si titullar. Duke e parë situatën disa klube kineze ia kanë mësy lojtarit të krahut të djathtë, raporton Gazeta Express. Mediat italiane ende nuk i kanë zbuluar emrat e klubeve nga Kina e largët, por raportojnë se interesimi i tyre është serioz dhe konkret.

Madje, ato janë të gatshme ta kënaqin me para Napolin, mbi të gjitha futbollistin shqiptar që të pranojë për ta lënë futbollin evropian për t’u transferuar në Kinë.

Ndërkohë, Chelsea, Interi dhe Lazio mbesin mjaft të përkushtuara për ta blerë kartonin e shqiptarit nga Napoli qysh në afatin kalimtar të verës që po vjen.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img