10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Kosova vetëm një ndeshje larg kualifikimit në Kampionatin Evropian, Jupa e Gjuka shumë optimistë për realizimin e ëndrrës së madhe

Më pak se tri javë kanë mbetur deri te ndeshja që mund të jetë një datë historike për sportin kosovar.

Mbrëmja e 28 prillit pritet të jetë një datë e paharruar, datë kjo në të cilën kombëtarja e Kosovës në hendboll synon kualifikim e madh në Kampionatin Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

“Dardanët” kanë arritur rezultate historike në këto kualifikime, duke barazuar e mundur një kombëtare të madhe siç është ajo e Rumanisë.

Tashmë një fitore ndaj Mali të Zi në ndeshjen e 28 prillit, do të nënkuptone kualifikim në kompeticionin më të madh evropian të hendbollit.

Kastriot Jupa dhe Egzon Gjuka janë në mesin e hendbollistëve më të dalluar te kombëtarja e Kosovës, në lidhje me suksesin e madh deri këtu si dhe për sfidën vendimtare ndaj Malit të Zi të dy janë prononcuar për GazetaBlic Sport.

Jupa tha se ky grup ka punuar për një kohë të gjatë dhe se mezi pret që të grumbullohet për ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi.

Ne kemi punuar me këtë grup prej vitesh me ëndrrën që një ditë ta shohim Kosovën në një garë të madhe, dhe fitorja me Rumaninë na ka dhënë një motiv të madh për ta realizuar këtë ëndërr. Ne kemi një finale me Malin e Zi dhe mezi po presim grumbullimin për të dhënë gjithçka nga vetja për një rezultat pozitiv. Na duhet një mbështetje e madhe për ta bërë ëndrrën realitet” tha Jupa për GazetaBlic Sport.

Në anën tjetër, shumë optimist për suksesin e madh deri këtu është deklaruar edhe Egzon Gjuka.

Ai tha fillimisht se është kënaqësi e madhe për të që të luaj për Kosovën dhe poashtu është përpjekur vazhdimisht që ta jap maksimumin për rezultate sa më pozitive.

Gjithmonë është një kënaqësi dhe një nder për mua të luaj për Kosovën dhe gjithmonë jam përpjekur të jap maksimumin tim për të arritur rezultate sa më të mira. Ndeshjet kundër Rumanisë ishin diçka e veçantë për të gjithë ne dhe do të jenë të paharrueshme pasi kemi arritur dy rezultate shumë të mira me të cilat i kemi dhënë vetes një shans për t’u kualifikuar në Evropian 2022“.

Më pas ai foli për ndeshjen vendimtare që do ta zhvillojnë ndaj Malit të Zi, ku tha se janë shumë të interesuar që të shkruajnë histori për sportin kosovar.

“Tani kanë mbetur më pak se 3 javë nga ndeshja më e rëndësishme që kemi pasur ndonjëherë dhe të gjithë lojtarët dhe stafi janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje, ku do të japim maksimumin tonë për të shkruar historinë në sportin kosovar.
Është mungesë që nuk do të kemi praninë e tifozëve në palestër, edhe pse mbështetja e tifo-grupit “Dardanët” kurrë nuk ka qenë në ndeshjet tona për arsye që nuk i di, por gjithsesi ne gjithmonë kemi luftuar dhe jemi përpjekur t’i bëjmë të gjithë krenarë dhe këtë do ta bëjmë çdo herë për Kosovën tonë” përfundoi Gjuka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img