6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

“Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do të jetë siç është sot”

Për deputetin Ben Blushi, arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë “nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e kohëve që po ndryshojnë”.

Ne nje status te publikuar ne rrjetet sociale, me titull “çmimi qe po paguan Ramush Haradinaj”, Blushi shkruan se kjo ngjarje do te kete ndikim ne Prishtine dhe se kur Ramushi te lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot.

Statusi i plote i Ben Blushit:

CMIMI QË PO PAGUAN RAMUSH HARADINAJ

Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e Kohëve që po ndryshojnë.

Ndalimi i tij i papritur nuk ështe një pagesë ndaj të shkuarës, por është një cmim mbi të ardhmen. Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë ndodh në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë.

Natyrisht kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare.

Pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do kete demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilesie. Ne vende të vogla ndryshimi i Kohës Politike ka efekte të Mëdha.

Kosova nuk bën përjashtim.Demokracia dhe Liria nuk janë një dhuratë e përjetshme.

Ato duhet t’i fitosh perditë. Lirinë e sjellin clirimtarët si Ramushi, por Demokracinë e mbajnë demokratët që sot në Kosovë janë pakicë. Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot.

Ka shumë vende të Botës që e kanë pranuar Kosovën si nje vend i pavarur, por nuk janë gati ta njohin si një shoqëri demokratike. Ky është cmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet ti jetë mirënjohëse!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img