10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

LDK kërkon tërheqjen e Ligjit të Pagave, thonë se nuk i respekton parimet e punës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka shprehur kundërshtimet e partisë së tij lidhur me Ligjin për Pagat në sektorin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti thotë se ky ligj nuk e respekton parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë”, raporton prishtinapress.eu

Siç thotë Hoti, arsimtarët e shkollës së mesme me këtë rast paguhen sa truproja, i cili përveq pagës merr edhe shtesat për rrezikshmeri.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Ligji per pagat ne sektorin publik nuk respekton parimin “page e njejte per pune te njejte”, apo parimet tjera parapara ne nenin 3.

Arsimtaret e shkolles se mesme paguhen sa truproja, i cili pervec pages merr edhe shtesat per rrezikshmeri. Polici i thjeshte ka koeficient 2, nderkaq polici i ri 1.0.

Ligji le hapesire per percaktim te te ardhurave me vendime te organeve te tjera, duke lene hapesire qe prape me vendime ekzekutive te krijihen pabarazi ne te ardhura.

Me nenin 27, ju ruhen pagat e larta te atyre qe per shume vite kane perfituar shumefish me shume se vartesit e tyre ose te punesuarit e tjere. Kjo bie ndesh me qellimin e ketij ligji, qe eshte harmonizimi i pagave ne sektorin publik.

Si i tille, ky ligj duhet te terhiqet. Ligji duhet te rishkruhet ne konsultim me te gjithe kategorite e te punesuarve ne sektorin publik.

Qeveria duhet te anuloje vendimin per rritje te pagave per vete, sepse ai vendim paraqet konflikt te interesit sipas vleresimit te Agjencise Antikorrupcion qe eshte organi i vetem qe vlereson ligjerisht konfliktin e interesit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img