15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Mercedes ka publikuar fotografi dhe detaje teknike të modelit të ridizajnuar CLS

Mercedes ka lëshuar fotografi dhe detaje teknike të modelit të ridizajnuar CLS.

Kur bëhet fjalë për ndërhyrjet, makina, ndër të tjera, mori një grilë të re radiatori dhe një parakolp me një pamje më agresive.

Ndryshimet në pjesën e brendshme janë disi më diskrete dhe përfshijnë një timon të ri shumëfunksional, dhe ka gjithashtu një përzgjedhje të madhe të materialeve cilësore, të tilla si lëkura dhe detajet e drurit dekorativ, transmeton Telegrafi.

 

Me paketën e Asistencës për Drejtimin e Makinës (i disponueshëm si opsion), drejtuesit mbështeten nga sistemet Active Distance Assist DISTRONIC dhe Active Steering Assist. Në këtë rast, timoni përdor një parim specifik për të zbuluar duart e shoferit.

Gjegjësisht, ka një bazë sensori me dy zona në timon. Sensorët në pjesën e përparme dhe të pasme të timonit regjistrojnë nëse duart e shoferit janë në timon.

  

Motorizimi përbëhet nga tre opsione benzine dhe tre naftë.

Motori “më i dobët” i benzinës është CLS 350 me një motor 2.0-litërsh me 4 cilindra prej 299 kuaj fuqi (220 kW) dhe 400 Nm.

Kjo pasohet nga CLS 450 4MATIC i mundësuar nga një motor 6 cilindra 3.0 litërsh që jep 367 kuqj fuqi (270 kW) dhe 500 Nm, ndërsa në krye të gamës është CLS 53 4MATIC +, i cili gjithashtu fsheh një 6- cilindër 3.0 motor nën kapuç, por me 435 kuaj fuqi (320 kW) dhe 520 Nm.

Ky version i Mercedes CLS shoqërohet me një transmision automatik me 9 shpejtësi, falë të cilit makina përshpejton nga 0-100 km / orë në vetëm 4,5 sekonda.

Modelet me naftë  fillojnë me versionin CLS 220d, i cili mundësohet nga një 1,9 litërsh katër cilindra me 194 kuaj fuqi (143 kW) dhe 400 Nm.

Një hap më i lartë është CLS 300d 4MATIC me një motor 2.0 litërsh 265 kuaj fuqi (195 kW) dhe 550 Nm, dhe varianti më i fuqishëm i modelit me naftë është CLS 400d 4MATIC dhe është i pajisur me një motor 6 cilindër 3.0 me 330 kua fuqi( 243 kW) dhe 700 Nm.

Data e fillimit të shitjes dhe çmimi i Mercedes CLS të rifreskuar do të shpallet më vonë. /Telegrafi/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img