7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Mjedisi është dhurata që iu përket të gjithëve!

Mjedisi në të cilin jetojmë ka një rëndësi të veçantë për secilin nga ne, pasiqë çdo ndryshim në të ka ndikim të drejtpërdrejt në shëndetin tonë.

Prandaj, është përgjegjësi e secilit prej nesh që të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit dhe respektimin e të mirave që na dhuron natyra.

Ruajtja e mjedisit është edhe një promovim i një shoqërie të shëndoshë, e cila menaxhon ashtu si duhet mbeturinat dhe ruan hapësirat publike, pra është edhe një hap kulturor dhe moral karrshi natyrës.

Pavarësisht pandemisë dhe situatës së vështirë, shërbimi i grumbullimit të mbeturinave ka vazhduar nga kompanitë përgjegjëse. Hedhja e mbeturinave vend e pavend mbetet ende si fenomen negativ i shoqërisë sonë. Ky veprim i pahijshëm që mund të konsiderohet edhe si ves, krijon pamje të shëmtuar të mjediseve, qyteteve dhe fshatrave tona në përgjithësi. 

Sidomos të rriturit, duhet të kenë shumë kujdes, para fëmijëve sepse, siç dihet fëmijët ndjekin veprimet e të rriturve duke i praktikuar dhe duke dëmtuar mjedisin. E fatkeqësisht këto sjellje pastaj edhe tentojnë të kthehen në zakone të pranura nga shoqëria.

Andaj, ta parandalojmë ndotjen e mjedisit, sepse kështu do të jemi më të shëndetshëm!

Përmjedistëpastër

(Autori është Master në Menaxhim dhe Legjislacion Mjedisor, studimet i ka përfunduar në Estonian University of Life Science në Tartu- Estoni).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img