14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa i përgjigjet Francës dhe Gjermanisë: Këtë gjendje e ka shkaktuar Kurti e jo LDK-ja

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e ambasadës së Francës dhe Gjermanisë të cilat i kërkuan atij dhe LDK-së që të rishqyrtojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Mustafa përmes një statusi në Facebook ka shkruar se këtë gjendje e ka shkaktuar Albin Kurti dhe jo LDK-ja në asnjë rast dhe me asnjë veprim.

“Ministrat tanë do të bëjnë punën për aq sa u krijon hapësirë z.Kurti që ta përballojmë luftën me këtë virus. Mocioni është një instrument demokratik. Ai tani, sipas Kushtetutës është në të drejtën e deputetëve që e kanë nënshkruar, jo vetëm e atyre të LDK-së.”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Bashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi thenelore për LDK-në dhe për Kosovën. Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmëb brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë.
LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme.
Jemi të vetëdijshëm edhe për këtë situatë të Coronavirusit, por këtë e ka zgjedhur dhe e ka shkaktuar z. Kurti dhe jo LDK-ja në asnjë rast dhe me asnjë veprim.
Ministrat tanë do të bëjnë punën për aq sa u krijon hapësirë z.Kurti që ta përballojmë luftën me këtë virus.
Mocioni është një instrument demokratik. Ai tani, sipas Kushtetutës është në të drejtën e deputetëve që e kanë nënshkruaj, jo vetëm e atyre të LDK-së.
LDK siguron se mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me vendet e BE-së, si anëtare e familjes së PPE, për proceset e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, dialogut si dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe forëcimin e shtetit ligjor. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img