12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Qeveria sa më parë të shkoj në shtëpi, po i vë në pikëpyetje marrëdhëniet me BE-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka hedhur një sërë kritikash ndaj Qeverisë së Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn.

Në një konferencë për media, Mustafa ka thënë se Qeveria e ka humbur konceptin e një ekonomie, të cilën ishin betuar se do ta bëjnë, raporton Indeksonline.

Sipas Mustafës, kjo qeveri duhet të ndërroj sjelljen e vet, duhet sa më shpejt të shkoj në shtëpi, sepse i ka në vënë në pikëpyetje marrëdhëniet me BE, MSA-në, implementimin e agjendës së reformave evropiane e që do ta drejtonte vendin drejt BE.

“Qeveria dëshiron tu hedh hi syve qytetarëve duke i gjuajtur fajin bashkësisë evropiane. E kemi vlerësuar letrën e presidentit Trump dhe mobilizimin e të gjitha institucioneve të Kosovë që dialogu të shkoj karshi SHBA-ve, sepse në letër pamë një angazhim të SHBA-ve e që e përshëndesim. Është e pakuptimë që institucionet e Kosovës në momentin kur vendi ka marr një letër ku thuhet që çdo palë të përmbahet nga veprimet, Qeveria për arsye të veta po i shton masat e taksës 100% në vend që të ketë konsideratë letrën që vjen nga presidenti i një shteti të veçantë, nga e cila varet edhe marrëveshja”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka vlerësuar se institucionet e Kosovës duhet të marrin përgjegjësinë për dialogun, e cila nuk është marr në konsideratë kur janë tri koncepte: një me presidentin e vendit për korrigjim kufijsh, një koncept për draftin e marrëveshjes së qeverisë me të cilën kryeministri e nxjerr vetën nga roli i dialoguesit dhe në konceptin e grupit që ka përcaktuar parlamenti, e që sot në kokë më vete dalin me nga një propozim.

“Si LDK në këtë proces mbesim besnik dokumentit tonë mbi bazat e zhvillimit të dialogut dhe ai dokument përfaqëson politikën e shumicës dërmuese të partisë. Dialogu duhet të përfundoj në dobi dhe në interes të qytetarëve të Kosovës, duke përmbyll të gjitha problemet. Kemi besimin më të madh të gjithë qytetarëve, sepse përkrahja sillet prej 27-30% nga qytetarët, e këtë do ta rrisim edhe më tutje, sepse jemi përcaktuar të punojmë më së shumti në çështjet që i preokupojnë qytetarët. Do të koncentrohemi në punësimin dhe papunësinë, që është problemi më i madh e që shkakton që qytetarët të ikin nga Kosova si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Do të marrim përgjegjësinë që LDK-së i takon si partia me grupin parlamentar më të madh në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë tutje Mustafa.

Ai ka përsëritur se qeveria duhet të shkarkohet dhe se LDK ka disponim që ta rrëzoj qeverinë, jo pse ia ka inat.

“Nuk ka asnjë hendikep për Kosovën nëse rrëzohet një Qeveri që ka mbi 80 zv/ministra e shumë ministra me aktakuza. Unë përfaqësoj qëndrimet e LDK-së, e që janë se Qeveria duhet të rrëzohet”, ka shtuar Mustafa.

Sipas tij, nuk është veprim i mirë që mos të respektohet letra e presidentit Donald Trump, pasi pa mbështetjen e SHBA-ve, Kosova nuk do të bëhej asnjëherë shtet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img