12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Një zog i ‘zgjuar’ shtiret si i ngordhur dhe mashtron një mace – pamjet bëhen virale

Në një video që është bërë virale këto ditë, një mace u mashtrua keq nga një zog. Klipi u shpërnda nga oficeri IFS Susanta Nanda në Twitter.

Oficeri i Shërbimit Pyjor Indian (IFS) Susanta Nanda ndau një video të enjten, 1 prill, që tregonte një mace duke luajtur me një zog të ‘ngordhur’. Por më pas së çfarë do të ndodh do t’ju lërë pa fjalë, transmeton Telegrafi.

Citati “Mos gjyko një libër nga kopertina e tij” shkon me vend me këtë video gazmore.

Video e shpërndarë nga oficeri i IFS Susanta Nanda paraqiti një mace. Macja u pa të shtrihet në tokë dhe duke luajtur me një zog që dukej i ngordhur. Megjithatë, duket se kjo ishte thjesht një lojë e zogut, për të ikur nga macja.

Për habinë e maces, zogu nuk kishte ngordhur. Ndërsa macja u përpoq të luante me zogun ‘e ngordhur’, ai papritmas u ngrit dhe fluturoi larg nga kapja e maces.

Macja e varfër mbeti e ‘habitur’. E ndoqi zogun por nuk pati fat.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img