Padyshim që ky sezon ishte i bashkëpunimeve të artistëve.

Me radhë janë rep-artisti i njohur, Noizy së bashku me këngëtarin dhe kantautorin Elgit Doda.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, dyshja kanë bërë të ditur se kanë lansuar këngën e re.

“Ti Ti” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Doda.

Tekstin e kanë shkruar vet artistët, kurse miksimi dhe masterizimi i është besuar Marenglen Bojës.

Që në minutat e parë të lansimit, projekti ka filluar të marrë me mijëra klikime në YouTube.