9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Numërohen 65 për qind e votave, PS vazhdon të prijë para PD-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve të zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Shqipëri.

Deri më tash janë numëruar votat në 3385 qendra votimi nga 5198 sosh ose 65 për qind.

Partia Socialiste e Edi Ramës vazhdon të prijë me 48.75 për qind ose përthyer në mandate – 75. Partia Demokratike e Lulzim Bashës deri më tash ka marrë 39.14 për qind të votave ose 57 mandate aktuale.

Në vendin e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) me 6.82 për qind ose 5 mandate. Partia Socialdemokrate ka 2.24 për qind ose 3 mandate aktuale.

Nisma Thurje ka 0.63 për qind, Bindja Demokratike 0.55 për qind, Lëvizja për Ndryshim 0.53 për qind, Lëvizja Demokratike Shqiptare 0.31 për qind, Lëvizja e Re 0.25 për qind, Aleanca Demokracia e Re 0.22 për qind, Balli Kombëtar 0.13 për qind dhe Aleanca Bashkimi Popullor 0.1 për qind.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img