Numërohen 88% e votave nga zgjedhjet në Shqipëri

Numërohen 88% e votave nga zgjedhjet në Shqipëri

my-portfolio

Deri më tani në Shqipëri janë numëruar 4588 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 88% të votave. Megjithëse së fundmi ka humbur n

Nisma i reagon Qeverisë: Amandementimi i Ligjit për Zgjedhje pa konsensus, tendencë për të kapur shtetin
Deklarata e Kurtit për bashkimin me Shqipërinë, Kosnett thotë se duhet fokusuar në problemet e Kosovës
Musliu: Kërcënimi se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente shkojmë në zgjedhje është shantazh

Deri më tani në Shqipëri janë numëruar 4588 qendra votimi nga 5199 në total ose thënë ndryshe rreth 88% të votave.

Megjithëse së fundmi ka humbur një mandat, Partia Socialiste vijon që të kryesojë zgjedhjet e vitit 2021 në rang kombëtar, me 72 mandate, ose 48.62%.

Ndërkohë Partia Demokratike ka marrë 39.2% duke siguruar 59 mandate. Lëvizja Socialiste për Integrim në këto zgjedhje deri më tani ka siguruar 6 mandate duke marrë 6.86% të votave.

LSI së fundmi e ka siguruar mandatin e 6 në qytetin e Durrësit.

Një surprizë ka rezervuar edhe Partia Social Demokrate, duke marrë 3 mandate.

Ndarja e votave:

Partia Socialiste e Shqipërisë 72 mandate,  653706 vota, 48.62%

Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, 59 mandate, 527018 vota, 39.2%

Lëvizja Socialiste për Integrim, 6 mandate, 92248 vota, 6.86%

Partia Socialdemokrate, 3 mandate, 30018 vota 2.23%

Partia Nisma Thurje, 8603 vota, 0.64%

Partia Bindja Demokratike, 7261 vota, 0.54%

Partia Lëvizja për Ndryshim, 6893 vota, 0.51%

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare, 4050 vota, 0.3%

Partia Lëvizja e Re, 3809 vota, 0.28%

Partia Aleanca Demokracia e Re, 3249 vota, 0.24%

Partia Balli Kombëtar, 1734 vota, 0.13%

Aleanca Bashkimi Popullor, 1377 vota, 0.1%.