10.4 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Osmani pret në takim Kosnett-in, e siguron se do të krijojë platformë të mirëfilltë të dialogut në spektrin politik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett të cilin e ka siguruar se do të angazhohet që të krijojë platformë të mirëfillte të dialogut me spektrin politik, me theks të veçantë konsultimet me opozitën.

Përmes një komunikate për medie, nga Presidenca është bërë e ditur se gjatë këtij takimi “Duke folur për prioritetet dhe çështjet të cilat do t’i shtyej përpara Osmani gjatë mandatit të saj, ajo theksoi që në përputhje me kompetencat kushtetuese, politika e jashtme, siguria, e forcimi tutje i shtetësisë do të jenë pa mëdyshje në fokus të parë”.

“Presidentja Osmani po ashtu e siguroi Ambasadorin Kosnett që do të angazhohet në plotni që të krijojë një platform të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jap konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.

Osmani theksoi tutje që do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të vendit.

“Duke marrë parasysh situatën me pandeminë dhe nevojën për mobilizim ndër institucional për menaxhim të suksesshëm të saj, Presidentja Osmani pohoi që do të angazhohet për të ndihmuar në drejtim të sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë”, thuhet në komunikatë.

Ndërlidhur me çështjen e pandemisë, të dyja palët theksuan nevojën për respektim të plotë të masave të prezantuara të qeverisë, si mënyra më e sigurt dhe e duhur për të shpëtuar jetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img