Pamje: Pandemia e vitit 1918 zgjati dy vite dhe infektoi 500 milionë persona

Advertisement

Qeveria e Shqipërisë në kuadër të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga kjo e enjte e 15 tetorit, e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskës së çdo ambient.

Advertisement

Kryeministri Edi Rama përmes disa fotove të publikuara në facebook, sjell në vëmendje pandeminë e vitit 1918 e cila zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz dhe shkak për këtë ishte mosrespektim i masave mbrojtëse.

”…dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

PostAdssFotoja e reklamës