Pandemia e coronavirusit mund të ketë filluar në tetor

Advertisement

Pandemia e COVID-19 mund të ketë filluar që në tetor, sipas një studimi të ri të nga studiuesit në University College London dhe University of Reunion Island.

Advertisement

Vlerësimet mbështesin tezën që pandemia COVID-19 filloi diku rreth 6 tetorit 2019 deri më 11 dhjetor 2019, që korrespondon me kohën e kalimit të tij tek njerëzit, shkruan The Telegraph.

Përfundimet u bazuan në analizën e më shumë se 7000 pacientëve të mbledhura nga e gjithë bota që nga janari, të publikuara në një revistës shkencore Infection, Genetics and Evolution.

Ekipi i studimit i udhëhequr nga Francois Balloux tha se analiza zbuloi gjithashtu se virusi ishte dhe është duke ndryshuar, siç ndodh zakonisht me viruset, dhe se një pjesë e madhe e diversitetit gjenetik global të virusit që shkakton Covid-19 u gjet në të gjitha vendet më të goditura.

Kjo sugjeron që SARS-CoV-2 po transmetohej gjerësisht në të gjithë botën që nga fillimi i epidemisë, tha ai.

PostAdssFotoja e reklamës