7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia përdor dronët për identifikimin e ngasësve të papërgjegjshëm në komunikacion

Policia e Kosovës në kuadër të zbatimit e planit operativ “Siguria në komunikacion”, me qëllim të parandalimit të aksidenteve, po përdor edhe dronët në mënyrë që të  identifikojë ngasësit që shkelin rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës  ka njoftuar se në Rajonin e Gjilanit  edhe sot, më 11 qershor 2021 po vazhdon me zbatimin e planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021”, duke planifikuar detyra dhe angazhime shtesë, me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor.

“Pjesë e këtij plani  përveç kontrolleve rutinë, dhe kontrolleve me radarë për matjen e lëvizjes së shpejtësisë, sot ka pas kontrolle edhe me përdorimin e dron-ve ku do të vëzhgohet hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventivën e aksidenteve të trafikut rrugor, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve, bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës me qëllime parandaluese dhe preventive me prioritet do të angazhohet për mbarëvajtje në trafik, njëkohësisht thërrasim vozitësit që t’i respektojnë rregullat dhe normat ligjore”.

Bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës (PK) njësitet e trafikut rajonal  të Gjilanit kanë vazhduar kontrolle të shtuara në  rrugën Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan -Kamenicë, ku gjatë këtyre kontrolleve janë shqiptuar nëntë fletëparaqitje  kundërvajtëse ndaj shoferëve.

“Policia e Kosovës do t’i ndërmarr  të gjitha masat  e nevojshme policore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me  ligjin për sigurinë në trafikun rrugor, duke pas ‘ZERO’ tolerancë ndaj të gjithë shkelësve të ligjit”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion gjatë ditëve të fundit në rrugët e Kosovës janë regjistruar disa aksidente me fatalitet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img