7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Maska që të neutralizon skuqjen e lëkurës nga plazhi

Limoni është një prej produkteve që, me siguri, të gjithë e duan. Mund të pish ujë me limon gjatë gjithë ditës, por mund ta përdorësh atë edhe për maska

Cila është maska e preferuar për të gjithë në këtë periudhë të nxehtë, sidomos kur fytyra është skuqur pas një dite të gjatë në plazh?

Mjaltë me limon

Mjalti ka qenë pjesë e rutinës së bukurisë për femrat për shekuj dhe për një arsye shumë të rëndësishme: është një produkt natyror i jashtëzakonshëm.

Është një antiinflamator, kështu që është perfekt për të eliminuar irritimet e ndryshme apo skuqjet e lëkurës. Po kështu, mjalti është perfekt, sepse e mban lëkurën të butë gjatë gjithë kohës.

Sa për limonin, edhe ai është një burim natyral i vitaminës C, që prodhon kolagjen në lëkurë (lëkurë e shkëlqyeshme, pa rrudha)

Një maskë me përzierjen e këtyre dy përbërësve idealë është një trajtim detox i jashtëzakonshëm.

Çfarë të nevojitet?

Shtrydh një gjysmë limoni në një tas dhe përzieje me 2 lugë mjaltë, derisa masa të bëhet homogjene dhe jo shumë e lëngshme.

Sapo ta kesh përgatitur maskën magjike, vendose në fytyrë. Mund të jetë pak e ngjitshme, por rezultati është i mrekullueshëm.

Pas 20 minutash, shpëlaje me ujë të rrjedhshëm. Aplikoje të paktën një herë në javë dhe rezultati do të jetë i dukshëm që me përdorimet e para.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img