5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

‘Rreziku i Haradinajt në rast se shkon në Preshevë’

Kërcënimet nga shteti i Serbisë që në rast se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Luginën e Preshevës do të arrestohet nga autoritetet serbe, duhet të merren me seriozitet.

Kështu ka deklaruar avokati i njohur, Tomë Gashi.

Gashi, për “Indeksonline”, ka treguar gjithë situatën sipas rrethanave të çështjeve juridike. Sipas tij, Serbia mund t’a arreston shefin e Qeverisë, pasi për këtë të fundit serbët kanë lëshuar urdhër-arrest kundër tij.

“Apsolutisht Serbia mund të arrestoi z. Ramush Haradinaj në secilën pjesë të territorit të Serbisë dhe këtë më së miri e din ai vet. Unë nuk besojë që në një të ardhme z.Ramush Haradinaj mund të shkoj ne territorin e Serbisë ngase ai në Serbi është i kërkuar dhe Serbia ka leshuar urdhër-arrest kundër tij shumë vite më parë”, është shprehur Gashi.

Tutje, ai ka paralajmëruar Haradinajn që të mos shkon në Preshevë, sepse për të njëjtin mund të ketë pasoja.

“Haradinaj por edhe zyrtarë të tjerë shtetëror që kërkohen nga Serbia me aktakuza gjithmonë mund të arrestohen. Unë besoj se ideja e shkuarjes së tij në Preshevë është çështje e dëshirave të tij, por ai këtë nuk do ta bëjë sepse e din fare mirë se qfarë pasoja mund ta presin”, ka thënë avokati.

Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar Haradinaj ishte burgosur në Francë dhe atje qëndroi për katër muaj deri sa të përfundonin procedurat e mos ekstradimit të tij nga shteti francez.

Gashi krejt në fund ka thënë se arrestimet mund të ndodhin çdo herë derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet i Pavarurë dhe pas kësaj të bëhen marrëveshje për heqjen e akuzave politike ndaj qytetarëve të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img