5.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Rusi-Ukrainë në prag lufte, në “lojë” futet edhe Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u pajtuan se një reduktim i trupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon.

Gjatë një bisede telefonike, Merkel dhe Biden kanë thënë se është e nevojshme që Rusia të tërheqë forcat e saj përgjatë kufirit me Ukrainën.

Ditët e fundit Rusia ka shtuar njësitë e armatosura në zonë, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore. Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan një diskutim të ministrave të NATO-s në Bruksel, të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin Rusi-Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë të “ndalojë provokimet “.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img