10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Salihu ‘tregohet’ evropian: Mund të largohen nga liga dy, tri apo katër ekipe shkaku i kurdisjeve

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë se Komoteti Ekzekutiv do të mblidhet çdo javë nëse është nevoja për t’i parandaluar kurdisjet në futbollin e Kosovës.

Sipas tij tashmë FFK ka caktuar personin adekuat që do të merret me këto gjëra dhe nëse gjenden fajtorë do të largohen edhe dy, tri apo edhe katër skuadra nga liga.

“Të premten është mbajtur mbledhja e Komiteti Ekzekutiv të FFK-së. E kemi caktuar zyrtarin e integritetit në UEFA. Ai e ka për detyrë ta njoftoj UEFA-në për çdo rast dhe të bëjë hetimin e çdo ndeshje të dyshuar për kurdisje”.

“Komiteti ka propozuar që të mblidhen nëse është nevoja 11 veta çdo javë dhe të shohin nga ndeshja në ndeshje. Pastaj masat do të jenë rigoroze”.

“Nëse është nevoja dy, tri apo edhe katër klube do të largohen nga Liga”.

“Nuk besoj që do të vije te kjo, por i ka ndodh një klubi si Juventusi e në shumë ndeshje të tjera, e mos të ndodh tek ne”, ka thënë Salihu në emisionin ‘Përballje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img