17 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Shfaqet në një pjesë e mbuluar me gjak, Bleona Qereti sjell pamje nga prapaskenat e filmit të ri

Ajo prej vitesh ka korrë suksese të mëdha në muzikë jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Krahas karrierës së bujshme si këngëtare, ajo së fundmi bëri të ditur se i ka hyrë edhe aktrimit ku është bërë pjesë e disa roleve filmike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak më parë, artistja ka postuar disa video në llogarinë personale në Instagram ku shfaqet e mbuluar me gjak.

“Brooke is Dead” mban titullin filmi në të cilin do të jetë pjesëmarrëse, por që është treguar mjaft misterioze deri më tani.

Kjo pasi nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme, duke e lënë të paqartë se çfarë do të ndodhë më tej.

“Kjo është mënyra se si ju thereni në një film”, ka shkruar ajo.

Një pjesë e këtij projekti filmik shihet se po realizohet në Tonopah, një qytet në Nevada.

Reagimet në pjesën për komente kanë qenë të shumta dhe duket se fansat mezi po presin për të parë këtë rol të Qeretit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img