Shukri Buja dënohet me kaq vite burg

Advertisement

Gjykata dënoi sot me dy vjet burgim ish-kryetarin e Lipjanit, Shukri Buja, për rastin e njohur si “Feronikeli”.

Advertisement

Sipas njoftimit, dënimi do të ekzekutohet 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.

Gjykata ka refuzuar akuzat ndaj Bujës për pikat “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit”.

Halit Gashi është dënuar me 6 muaj burgim, masë kjo që mund të zëvendësohet me gjobën prej 2 mijë eurosh.

Hasim Viseshella është dënuar me pesë muaj burgim, dënim që mund të zëvendësohet me 1,500 euro.

Edmond Rexhepi me gjashtë muaj, njëjtë sa edhe Bajram Rizani, që mund të zëvendësojë dënimin me 2 mijë euro.

Ndërsa, Magbule Sadiku është liruar nga akuzat.

Seanca gjyqësore finale ndaj Shukri Bujës ishte paraparë të mbahej më 9 shtator, por i pandehuri ishte vetizoluar për shkak të simptomave të Koronavirusit.

PostAdssFotoja e reklamës