10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Specialja refuzoi lirimin e parakohshëm Thaçit dhe të tjerëve, por ua hapi një rrugë tjetër për të ardhmen

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm (në liri) të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, por ua hapi një rrugë tjetër për të ardhmen.

Sipas gjyqtarit Kai Ambos, nëse të akuzuarit marrin pëlqimin e një shteti të tretë dhe garantojnë se të akuzuarit do të mbrohen në liri, atëherë ka mundësi që Thaçit dhe të tjerëve t’u pranohet kërkesa për lirim të përkohshëm.

Në vendimin që mori sot paneli lidhur me kërkesën për lirim të përkohshëm të Thaçit, saktësisht në faqen 49 dhe 50, gjyqtari Kai Ambos jep versionin e tij se si në fakt Thaçi dhe të tjerët mund të mbrohen në liri.

“Një shtet i tretë që mund të marrë (pranojë) dhe, nëse është e nevojshme, të monitorojë një të dyshuar ose të akuzuar. Shteti mund të paraqes një ofertë të rëndësishme, ndoshta vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht. Ndërsa kjo ofertë ishte tepër e paqartë, siç thuhet me të drejtë në vendim dhe, në çdo rast, do të kërkohej një zotim i shprehur nga shteti i tretë, një ofertë e tillë mund të ishte më e saktë dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe, në vijim, logjika i Panelit për këtë vendim mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht. Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për secilin rast dhe oferta e Shtetit të Tretë nuk garanton kurrsesi se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë thjesht dua të rris ndërgjegjësimin, domethënë që një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet me garanci, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibrin në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohet seriozisht nga -Gjyqtari gjykues ose Kolegji kompetent”, thuhet në vendim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img