8.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Statusi special dhe ‘sovraniteti i dyfishtë’ në veri – pengesë kryesore taksa

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian që është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i kancelares Angela Merkel është deklaruar rreth propozimeve të mundshme në Samitin e Berlinit. I pyetur rreth propozimit të mundshëm që Veriu të marrë status special nëpërmjet sovranitetit të dyfishtë duke e përjashtuar kështu ndarjen e Kosovës, McCallister nuk ka përjashtuar asgjë.

“Pres që takimi në Berlin më 29 prill t’i kontribuojë vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është edhe synim i BE’së” ka thënë raportuesi për Serbinë i Parlamentit Europian David McCallister.

Ai ka thënë se Përfaqësusja e Lartë e BE’së Federika Mogherini “do të vazhdojë të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se takimi do të jetë një kontribut për vazhdimin e dialogut dhe një përkrhahje për punën e shefes së diploamcisë së BE’së dhe ekipit të saj”

I pyetur rreth mundësisë që në takimin e Berlinit të propozohet status special për Veriun e Kosovës ose sovraniteti i dyfishtë, McCallister që është edhe bashkëpunëtor i afërt i Merkel thotë se për detaje të tilla duhet të pritet takimi i Berlinit.

I petur nëse Beogradi do të mund të ballafaqohet me propozimin që dialogu të vazhdojë pa e hequr taksën, McCallister ka thënë se taksa e vendosur nga Prishtina aktualisht është pengesa kryesore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img