14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Sulmohen dy të rinj në veri të Mitrovicës, njëri prej tyre është vëllai i Marko Rosiqit – i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë sulmuar dy të rinj në pjesën veriore të Mitrovicës, ku dyshja janë goditur me shishe të xhamit në kokë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ata sulmohen nga dy persona të njohur, derisa po qëndronin të ulur në oborrin e një kafiteri në veri të Mitrovicës.

Njëri nga të sulmuarit është vëllai i Marko Rosiq, i akuzuar lidhur me përfshirjen e tij në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur dy persona të panjohur u afrohen, dhe pa shkëmbyer as edhe një fjalë i godasin me shishe të xhamit në kokë dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

E viktimat fillojnë të vrapojnë në drejtim të lokalit – nga frika se sulmuesit mund t’i ndjekin nga pas për të vazhduar sulmin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img