15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 18:00 në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit.

“I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast”, ka thënë Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img