12.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Heshtja ndërkombëtare për gjenocidin serb në Kosovë i ka zhgënjyer qytetarët tanë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta kanë bërë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, ku 21 vjet më parë, më 15 janar 1999, forcat serbe në Reçak ekzekutuan mizorisht 45 civilë shqiptarë, të të dy gjinive dhe të gjitha moshave.

Thaçi tha se ky krim makabër zgjoi botën demokratike, e cila deri atëherë ishte kufizuar vetëm në disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku i kërkonin Serbisë që të ndalte dhunën dhe të shmangte rrezikun e një krize humanitare në Kosovë.

“E falënderoj posaçërisht ambasadorin William Walker, që gjithmonë na qëndroi pranë. Por, nuk mund të mos e shpreh revoltën e qytetarëve të Kosovës që kishin besim të plotë në drejtësinë ndërkombëtare për t’i sjellë kriminelët serbë para drejtësisë dhe për të garantuar drejtësi për të gjitha viktimat”, tha presidenti.

Ai më tej shtoi se kjo heshtje dhe amnisti ndërkombëtare e gjenocidit serb të kryer në Kosovë i ka zhgënjyer të gjithë qytetarët, veçanërisht familjarët e atyre që më nuk janë në mesin tonë.

“Sot në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve, me dhimbje të madhe përkujtojmë të gjitha viktimat e krimeve monstruoze të forcave policore dhe ushtarake serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë”, tha Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img