13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Totaj kritikon Haskukën: 11 konkurse të shpallura në vitin 2020, vetëm dy janë finalizuar

Shaqir Totaj i PDK-së, ka kritikuar qeverisjen e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se nga 11 konkurse të shpallura në vitin 2020, vetëm dy janë finalizuar.

Postimi i plotë pa asnjë ndërhyrje:

1. Komuna e Prizrenit e datë 22.02.2021 ka hapur konkurs për plotësimin 8 vendeve të punës me kohë të caktuar, kurse 13 me kohë të pa caktuar; në total 21 vende.

Përveq shpalljes së konkursit dhe pranimit të aplikacioneve, deri më tani asnje veprim tjetër nuk është ndërmarrë edhe pse kan kaluar afër 3 muaj nga dita e shpalljes.

Ndërkohë mësohet se për vendet e shpallura në kohë të pa caktuar mësimdhënësit ose jan pensionu ose do të pensionohen së shpejti, dhe nuk do të ken zëvendësim !

Poashtu mësohet se ka edhe raste kur mësimdhënësi është pensionu tashmë por akoma vazhdon të mbajë mësim !

2. Ndërkohë kemi informacione se nga 11 konkurse të shpalluara nga fundi i vitit 2020 e deri në muaj in shkurt të vitit 2021 vetëm dy janë finalizu; tregues ky i rëndësishem i keqqeverisjes në qytetin tonë !

Këto raste ishin vazhdimsi i keqqeverisjes së VV në Prizren e cila ka filluar me të marrë mandatin Myta !

 

Shum shpejt qytetarët e Prizrenit do të dijnë të ndëshkojnë keqqeverisjen që po e frenon zhvillimin e qytetit.

 

No photo description available.

 

May be an image of text

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img