8.8 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Ushtria izraelite telefonon kujdestarin e banesës: Do ju bombardojmë, sa kohë ju duhet të ikni?

Ushtria izrelite, përpara se të ndërmarrë sulme me raketa në ndonjë objekt të veçantë, njofton përmes telefonit ose njerëzve të saj, civilët në mënyrë që ata të largohen.

Kjo i ka ndodhur edhe një kujdestar të një ndërtese, i cili u njoftua se do të goditej banesa dhe se banorët duhet të evakuohen.

Siç shihet, Jamal Nasman nuk dukej fare i frikësuar teksa fliste në telefon, edhe pse bëhej fjalë për një çështje tepër serioze.

Ai tha për reuters se i ishte kërkuar që banorët e godinës 13-katëshe të largoheshin.

“Edhe sa kohë ju duhet? Dy ose tre orë? Ju thatë dy ose tre orë dhe më pas nuk duhet të ketë njeri aty? Të shkoj t’u them që të mos afrohet njeri? Në rregull, do të pres që të godisni. Të gjithë janë larguar nga godina, edhe ata të godinave përreth po qëndrojnë në rrugë. Nuk ka njeri brenda”, dëgjohet Nasman të thotë në telefon.

Ushtria izraelite pretendon se bën çdo përpjekje për të ruajtur civilët dhe akuzon Hamasin se i përdor zonat e banuara si mburojë, për të qëlluar me raketa në drejtim të qyteteve izraelite.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img