8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Vazhdojnë gërmimet për gjetjen e trupave të zhdukur

Ndonëse kanë kaluar 19 vite nga përfundimi i luftës me okupatorin serb, në Kosovë figurojnë të zhdukur mbi 1 600 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.

Tash e sa vite, në gjetjen e trupave të të zhdukurve janë bërë gërmime në lokacione të ndryshme, ku dyshohej për varreza masive.

Gërmimet e fundit u bën pardje dhe dje (e hënë dhe e marte) në fshatin Majac të komunës së Podujevës.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Indeksonline, kryetari i Komisionit për të pagjeturit, Prenk Gjetaj.

Sipas tij, edhe në këtë lokacion nuk janë gjetur mbetje të ndonjë trupi, ashtu siç nuk u gjet as në gërmimet e javës së kaluar në Skenderaj.

“Në Skenderaj kanë përfunduar gërmimet javën e kaluar, që kanë qenë gërmime vlerësuese në një lokacion të dyshuar, por ka përfunduar pa gjetje. Pardje dhe dje në Majac të Podujevës është bërë edhe një vlerësim e që ka përfunduar po ashtu pa gjetje”, ka thënë Gjetaj.

Sipas tij, gërmimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim, ku shpreson të mos mbesin të zhgënjyer.

“Në vazhdimësi këto ditë do të ketë gërmime, në radhë është fshati Polac”, ka shtuar Gjetaj.

Ai ka folur edhe për marrëveshjen e arritur me palën serbe për pranim-dorëzimin e mbetjeve mortore.

“Po është arrit një marrëveshje me palën serbe, sepse më parë ka qenë me UNMIK-un, e trashëguar pastaj nga EULEX-i. Por në këtë rast ka pasur nevojë që të ratifikohet një marrëveshje që përcakton mënyrën e pranimit të mbetjeve mortore, në këtë rast me palën serbe”, ka përfunduar Gjetaj.

Ndërkaq, Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit, ka thënë sot se Haradinaj ka marr një iniciativë për të ndihmuar në çështjen e të pagjeturve me një shumë prej 28 mijë eurosh.

“Do të jetë një ndihmesë e madhe për gjetjen e personave të zhdukur. Kjo është dashur të nënshkruhet në Samitin e Londrës, por Kroacia nuk ka qenë e disponuar ta nënshkruaj këtë. Deri në fundvit do jenë 10 lokacione të cilat do të gjurmohen, jemi të interesuar që çdo familje duhet të ketë një lajm për familjarët e zhdukur”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img